Statuti i Lidhjes Demokratike tė Kosovės
IV. ORGANIZIMI I LDK-sė
A. Kuvendi i LDK-sė
Neni 17
Kuvendi ėshtė organi mė i lartė i LDK-sė.
Kuvendi i LDK-sė:
- miraton, ndryshon dhe plotėson Programin dhe Statutin e LDK-sė;
- pėrcakton orientimet themelore tė veprimit politik tė LDK-sė;
- nxjerrė rezoluta, deklarata dhe merr vendime;
- zgjedhė Kryetarin e LDK-sė;
- zgjedhė Kėshillin e Pėrgjithshėm tė LDK-sė;
- shqyrton dhe vlerėson punėn e organeve qendrore tė LDK-sė dhe tė organeve tė tjera tė LDK-sė;
- vendosė pėr format e bashkėpunimit me partitė e tjera politike dhe me asociacionet ndėrkombėtare;
- zgjedhė Komisionin Statutar;
- kryen edhe punė tė tjera nė pajtim me Programin dhe me Statutin e LDK-sė.
Nė kushte tė gjendjes sė jashtėzakonshme, kur Kuvendi nuk mund tė tubohet dhe ta ushtrojė normalisht veprimtarinė e vet, kompetencat e tij i merr Kėshilli i Pėrgjithshėm, Kryesia e LDK-sė ose kryetari.
Neni 18
Kuvendin e LDK-sė e pėrbėjnė 355 delegatėt e zgjedhur nė kuvendet e degėve.
Pėr numrin dhe kriteret e zgjedhjes sė delegatėve vendosė Kėshilli i Pėrgjithshėm, pėrkatėsisht Kryesia e LDK-sė, nė bazė tė autorizimit tė Kėshillit tė Pėrgjithshėm.
Nė punėn e Kuvendit marrin pjesė edhe anėtarėt aktual tė Kryesisė dhe
tė Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė LDK-sė, por pa tė drejtė vote, nėse nuk
janė tė zgjedhur delegatė tė Kuvendit pėrkatės.
Neni 19
Kuvendi i rregullt zgjedhor i LDK-sė mbahet njė herė nė 4(katėr) vjet.
Me tė njėjtėn pėrbėrje Kuvendi mund tė mbajė mbledhje pune sė paku njė herė nė dy vjet.
Kuvendin e LDK-sė e konvokon Kryetari i LDK-sė ose Kėshilli i Pėrgjithshėm.
Kryetari, pėrkatėsisht Kėshilli i Pėrgjithshėm, e propozon rendin e ditės sė Kuvendit.
Punėn e Kuvendit tė LDK-sė e drejton Kryetari i LDK-sė dhe Kryesia e punės e cila zgjedhet nė Kuvend.
Me rregullore tė veēantė, tė cilėn e miraton Kuvendi, pėrcaktohet mė hollėsisht mėnyra e punės sė Kuvendit.
Neni 20
Kuvendi i LDK-sė konvokohet edhe atėherė kur kėtė e kėrkon 1/3 e delegatėve qė e pėrbėjnė Kuvendin ose 1/3 e kuvendeve tė degėve tė LDK-sė.
Kuvendi i LDK-sė, i konvokuar sipas alinesė paraprake, duhet tė mbahet nė afatin prej 60 ditėsh nga dita kur ėshtė shtruar kėrkesa.
Neni 21
Vendimet e Kuvendit dhe tė Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė LDK-sė janė tė plotėfuqishme nė qoftė se nė mbledhje marrin pjesė mė tepėr se gjysma e anėtarėve tė cilėt e pėrbėjnė organin pėrkatės dhe nėse pėr to votojnė shumica e tė pranishmėve.
Vendimet nė Kuvend merren me votim tė hapėt.
Neni 22
Zgjedhja e organeve tė LDK-sė bėhet me votim tė fshehtė.
B. Kėshilli i Pėrgjithshėm
Neni 23
Kėshilli i Pėrgjithshėm i LDK-sė:
- propozon projektin e Programit dhe tė Statutit tė LDK-sė, si dhe plotėsimet dhe ndryshimet e tyre;
- pėrcakton qėndrimet dhe orientimet kryesore politike tė LDK-sė dhe tė organeve tė saj;
- kujdeset pėr realizimin e vendimeve tė Kuvendit tė LDK-sė;
- zgjedhė dhe shkarkon anėtarėt e Kryesisė, nėnkryetarėt dhe sekretarin e pėrgjithshėm tė LDK-sė;
- zgjedhė dhe emėron sektorėt, kėshillat dhe trupat e tjerė punuese dhe i pėrcakton detyrat konkrete tė tyre;
- zgjedhė dhe emėron kryeredaktorin dhe kėshillin redaktues tė organit tė LDK-sė dhe tė publikimeve tė tjera tė LDK-sė;
- emėron udhėheqėsin e Organit administrativ tė LDK-sė tė QIK-ut (Qendrės pėr Informim tė Kosovės)
- nė bazė tė propozimit iniciativ tė degėve tė LDK-sė, pėrcakton listen pėrfundimtare tė kandidatėve tė LDK-sė pėr deputetė nė Kuvendin e Kosovės, si dhe jep iniciativėn pėr revokimin e tyre;
- propozon kryetarin e Grupit parlamentar;
- nė bazė tė propozimit tė Kryesisė, merr qėndrime edhe pėr zgjedhje tė tjera kuadrosh nė organet e pushtetit;
- pėrcjellė realizimin e politikės sė LDK-sė nga ana e pėrfaqėsuesve tė saj nė Kuvendin e Kosovės dhe nė organet e tjera tė pushtetit;
- merr vendim pėr shpalljen e zgjedhjeve nė LDK;
- shqyrton dhe miraton Raportin mbi punėn e Kryesisė sė LDK-sė;
- miraton Planin financiar tė LDK-sė dhe Llogarinė pėrfundimtare;
- i paraqet Kuvendit Raportin mbi punėn e vet.
Neni 24
Kėshillin e Pėrgjithshėm e pėrbėjnė 107 (njėqindeshtatė) anėtarė.
Nė Kuvendin e LDK-sė zgjedhėn 103 (njėqindetre) anėtarė tė Kėshillit tė Pėrgjithshėm.
Komisioni Kandidues i LDK-sė, nė konsultim me Kryesinė e LDK-sė e bėn propozimin e listės iniciale pėr pėrbėrjen e Kėshillit tė Pėrgjithshėm, me numėr tė kandidatėve aq sa ėshtė pėrbėrja e Kėshillit tė Pėrgjithshėm, 107 (njėqindeshtatė).
Lista e inicuar nga Komisioni Kandidues, nė konsultim me Kryesinė e LDK-sė, mund tė plotėsohet edhe me kandidatė tė tjerė nga ana e Kuvendit, por jo mė shumė se 1/3 e numrit tė pėrgjithshėm.
Nė pėrbėrjen e Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė LDK-sė, me tė drejta tė barabarta, hyjnė Kryetari i LDK-sė, Kryetarja e Forumit tė Gruas, Kryetari i Forumit tė Rinisė si dhe Kryetari i Kolegjiumit tė degėve nė diasporė.
Anėtarėt e Kėshillit tė Pėrgjithshėm mund tė rizgjedhen.
C. K r y e t a r i
Neni 25
Kryetari i LDK-sė:
- e pėrfaqėson LDK-nė;
- e udhėheqė punėn e LDK-sė dhe tė organeve tė saj;
- merr vendim pėr konvokimin e mbledhjeve tė Kuvendit tė LDK-sė;
- konvokon mbledhjen e Kėshillit tė Pėrgjithshėm dhe tė Kryesisė sė LDK-sė;
- merr vendime dhe qėndrime politike nė pajtim me Programin dhe me Statutin e LDK-sė;
- jep iniciativa pėr zgjedhje kuadrash;
- u jep autorizime personave tė tjerė pėr pėrfaqėsimin e LDK-sė, si dhe, nė bazė tė propozimit tė Kryesisė, cakton pėrbėrjen e delegacioneve tė LDK-sė.
Neni 26
Kryetari i LDK-sė zgjedhet nė Kuvendin e LDK-sė.
Kryetari i Lidhjes Demokratike tė Kosovės zgjedhet me votim tė fshehtė, me mė shumė kandidatė.
Kryetari i Lidhjes Demokratike tė Kosovės njėkohėsisht ėshtė kryetar i Kėshillit tė Pėrgjithshėm, pėrkatėsisht kryetar i Kryesisė sė LDK-sė.
Ē. K r y e s i a
Neni 27
Kryesia ėshtė organ politiko-ekzekutiv i Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė LDK-sė.
Kryesia pėrbėhet prej 23 anėtarėve dhe atė e pėrbėjnė:
- Kryetari,
- pesė nėnkryetarė,
- Sekretari i pėrgjithshėm dhe
- 14 anėtarė tė tjerė.
Kryetarja e Forumit tė Gruas dhe Kryetari i Forumit tė Rinisė janė anėtarė tė Kryesisė me tė drejta tė barabarta.
Neni 28
Kryesinė e zgjedh Kėshilli i Pėrgjithshėm i LDK-sė.
Zgjedhja e anėtarėve tė Kryesisė bėhet sipas procedurės sė pėrcaktuar me dispozitat e nenit 22 tė kėtij Statuti.
Nė bazė tė propozimit tė Kryetarit tė LDK-sė, Kėshilli i Pėrgjithshėm, nga radhėt e anėtarėve tė Kryesisė, zgjedhė pesė nėnkryetarėt dhe Sekretarin e pėrgjithshėm tė LDK-sė.
(Kėshilli i Pėrgjithshėm mund ta zgjerojė listen e kandidatėve pėr Kryesinė e LDK-sė me propozime edhe deri nė 1/3 e pėrbėrjes sė saj).
Neni 29
Anėtari i Kryesisė mund tė rizgjedhet.
Nė qoftė se ndonjėri nga anėtarėt e Kryesisė nuk ėshtė nė gjendje ta kryej detyrėn e anėtarit, Kryesia ėshtė e detyruar qė tė kėrkojė nga Kėshilli i Pėrgjithshėm tė bėjė shkarkimin e tij dhe tė zgjedhė anėtar tjetėr tė Kryesisė.
Kėshilli i Pėrgjithshėm i LDK-sė, nė bazė tė kompetencave nga neni 23 dhe 24 i kėtij Statuti, mund ta bėjė shkarkimin e anėtarit tė Kryesisė apo tė Kryesisė nė tėrėsi, po qė se konstaton se puna dhe veprimet e tyre janė nė kundėrshtim me Programin dhe me Statutin e LDK-sė.
Neni 30
Kryesia e LDK-sė:
- e pėrfaqėson LDK-nė;
- nė emėr tė LDK-sė merr vendime politike dhe vendime tė tjera, po qė se ato nuk janė nė kompetencė tė organeve tjera tė LDK-sė;
- kujdeset pėr zbatimin e vendimeve tė veta dhe tė vendimeve dhe tė qėndrimeve tė Kuvendit, tė Kėshillit tė Pėrgjithshėm dhe tė Kryetarit tė LDK-sė;
- kujdeset pėr harmonizimin e punėve tė degėve, tė nėndegėve dhe tė aktiveve tė LDK-sė, pėrcjellė realizimin e vendimeve tė organeve tė LDK-sė dhe merr vendime konkrete lidhur me organizimin dhe funksionimin e tyre;
- Kryesia rregullisht analizon dhe pėrcjellė punėn e ēdo sektori tė Kryesisė dhe pėr moskryerjen e punėve, inicon pėrgjegjėsinė e tyre;
- nė raste tė veēanta Kryesia pezullon punėn e Kryesisė sė Degės, tė Nėndegės ose tė Aktivit, si dhe konvokon Kuvendin e Degės, tė Nėndegės ose tė Aktivit. Lidhur me vendimin e tillė Kryesia e njofton Kėshillin e Pėrgjithshėm;
- pėrgatitė projektin e Programit dhe tė Statutit tė LDK-sė, si dhe dokumentet e tjera
- i paraqet raport vjetor pėr punėn e vet Kėshillit tė Pėrgjithshėm;
- qeverisė pasurinė e LDK-sė dhe pėr kėtė dy herė nė vit i paraqet Raport financiar Kėshillit tė Pėrgjithshėm;
- me propozimin e Kryetarit tė LDK-sė, Kryesia, nga radhėt e veta, cakton sekretarėt pėr sektorėt e veēantė tė veprimtarisė sė vet;
- vendosė pėr dhėnien e falenderimeve e tė mirėnjohjeve pėr merita e rezultate tė punės;
- Kryesia e LDK-sė dhe organet e LDK-sė pėr punėn e tyre mbajnė procesverbale tė rregullta;
- kryen edhe punė tė tjera nė pajtim me Programin dhe me Statutin e LDK-sė;
- pėr punėn e vet Kryesia nxjerrė Rregullore tė posaēme.
Neni 31
Punėn e Kryesisė e drejton Kryetari i LDK-sė.
Nėnkryetarėt ose sekretari i pėrgjithshėm e zėvendėsojnė Kryetarin e LDK-sė nė rast tė mungesės sė tij, ose sipas autorizimit.
Kryesia e LDK-sė ka edhe zėdhėnėsin e saj.
D. Sekretari i pėrgjithshėm
Neni 32
Sekretari i pėrgjithshėm i LDK-sė kujdeset pėr organizimin e punės sė Kryesisė dhe pėr zbatimin e vendimeve tė Kuvendit, tė Kėshillit tė Pėrgjithshėm, tė Kryetarit dhe tė Kryesisė sė LDK-sė, si dhe udhėheq administratėn.
Neni 33
Kryetari i LDK-sė, pėrkatėsisht Kryesia, kanė tė drejtė tė ndalin realizimin e vendimeve tė organeve tė LDK-sė, tė cilat janė nė kundėrshtim me Ligjin, me Programin dhe me Statutin e LDK-sė, si dhe me vendimet e tjera tė LDK-sė.
Nė rastet e tilla janė tė detyruar qė menjėherė ta njoftojnė Kėshillin e Pėrgjithshėm, pėr tė marrė vendim pėrfundimtar.
Dh. Komisioni statutar
Neni 34
Komisioni statutar ėshtė organ kolegjial dhe i pavarur i LDK-sė.
Komisionin statutar e pėrbėjnė Kryetari, zėvendėsi i tij dhe tre anėtarė tė tjerė.
Komisionin statutar e zgjedh Kuvendi i LDK-sė.
Anėtarėt e Kėshillit tė Pėrgjithshėm dhe tė Kryesisė sė LDK-sė nuk mund tė jenė anėtarė tė Komisionit statutar.
Anėtarėt e Komisionit statutar nuk mund tė jenė as anėtarėt e LDK-sė qė janė tė zgjedhur nė vendet udhėheqėse, pėrkatėsisht anėtarė tė udhėheqėsive tė degėve tė LDK-sė, nėndegėve dhe tė aktiveve.
Neni 35
Komisioni statutar ka pėr detyrė qė tė kujdeset pėr ligjshmėrinė e veprimeve tė organeve tė LDK-sė, si dhe pėr harmonizimin e aktivitetit tė tyre nė pajtim me Ligjin dhe me Statutin e LDK-sė.
Po qė se Komisioni statutar konstaton se organi i LDK-sė ka marrė ndonjė vendim i cili ėshtė nė kundėrshtim me aktet e lartshėnuara, menjėherė ia tėrheqė verejtjen me shkrim atij organi dhe nė tė njėjtėn kohė e njofton organin kompetent tė LDK-sė, i cili, nė bazė tė dispozitave tė kėtij Statuti, pengon realizimin e njė vendimi tė tillė.
E. Degėt, nėndegėt dhe aktivet e LDK-sė
Neni 36
Degėt, nėndegėt dhe aktivet e LDK-sė janė njėsi tė organizimit dhe tė veprimit territorial tė LDK-sė.
Degėt e LDK-sė janė njėsi tė organizimit nė nivel tė komunės, sipas ndarjes territoriale administrative tė Kosovės.
Prishtina ka pesė degė tė LDK-sė, koordinimin e tė cilave e bėnė Kolegjiumi i degėve, pa tė drejtė tė marrjes sė vendimeve.
Nė bazė tė vendimit tė Kryesisė sė LDK-sė, degėt e LDK-sė formohen edhe nė shtete tė jashtme.
Koordinimin e veprimit tė degėve nė Kosovė e bėn Kryesia e LDK-sė, ndėrkaq, nė shtetet e jashtme, kėtė koordinim e bėn pėrmes kolegjiumit tė degėve, i cili pėrbėhet nga kryetarėt e degėve tė LDK-sė nė ato shtete, pa tė drejtė tė marrjes sė vendimeve.
Me kolegjiumin e degėve udhėheq kryetari i kolegjiumit, i cili zgjedhet nga pėrfaqėsuesit e degėve, nė bazė tė propozimit tė Kryesisė sė LDK-sė.
Pėr punėn e vet dhe organizimin e brendshėm, kolegjiumi i degėve miraton rregullore tė posaēme, e cila duhet tė jetė nė pėrputhje me Programin dhe Statutin e LDK-sė.
Degėt e LDK-sė nė diasporė, krahas respektimit tė Programit dhe Statutit tė LDK-sė, duhet tė respektojnė edhe legjislacionin e vendit ku gjenden.
Neni 37
Organet e Degės sė LDK-sė janė: Kuvendi dhe Kryesia.
Kuvendin e Degės e pėrbėjnė delegatėt e zgjedhur nė kuvendet e nėndegėve.
Kuvendi i Degės sė LDK-sė:
- nxjerrė Programin e punės sė Degės;
- shqyrton dhe miraton Raportin e punės sė Kryesisė;
- zgjedh Kryesinė, kryetarin, zėvendėsin e kryetarit dhe sekretarin e Kryesisė sė Degės;
- zgjedh delegatėt pėr Kuvendin e LDK-sė;
- merr vendime dhe qėndrime tė tjera politike, nė pajtim me Programin dhe me Statutin e LDK-sė dhe me vendimet e Kėshillit tė Pėrgjithshėm dhe tė Kryesisė sė LDK-sė
Neni 38
Kuvendi zgjedhor i Degės mbahet ēdo 4(katėr) vjet dhe i paraprinė Kuvendit tė LDK-sė.
Dega mban kuvend pune sė paku njėherė nė 2(dy) vite.
Kuvendi i Degės konvokohet edhe atėherė kur kėtė e kėrkojnė 1/3 e delegatėve qė e pėrbėjnė Kuvendin ose 1/3 e kuvendeve tė nėndegėve.
Neni 39
Kryesia e Degės ėshtė organ politik ekzekutiv i Kuvendit tė Degės dhe pėrgjigjet pėr realizimin dhe zbatimin e vendimeve tė Kuvendit tė Degės, si dhe tė organeve mė tė larta tė LDK-sė.
Kryesia mund tė nxjerrė vendime dhe qėndrime tė tjera politike, si dhe vendime tjera qė kanė tė bėjnė me territorin e Degės nė tė cilėn vepron, nė pajtim me Programin dhe me Statutin e LDK-sė. Poashtu, Kryesia e Degės bashkėrenditė punėn e nėndegėve dhe tė aktiveve tė Degės.
Nė raste tė veēanta, Kryesia e Degės, nė marrėveshje me Kryesinė e LDK-sė, mund tė marrė vendim pėr pezullimin e punės sė kryesive tė nėndegėve, pėrkatėsisht tė aktiveve, si dhe ta konvokoj kuvendin e nėndegės, pėrkatėsisht tė aktivit.
Neni 40
Numri i anėtarėve tė Kryesisė sė Degės caktohet nė varėsi nga numri i anėtarėsisė, por jo mė shumė se pesėmbėdhjetė.
Kryesia e Degės ka kryetarin, njė apo dy zėvėndėskryetarė dhe sekretarin, tė cilėt zgjedhen sipas procedures qė zbatohet edhe pėr zgjedhjen e organeve tė tjera tė LDK-sė.
Nė mbledhjet e Kryesisė sė Degės, me tė drejta tė barabarta, marrin pjesė edhe kryetarja e Forumit tė Gruas dhe kryetari i Forumit tė Rinisė.
Neni 41
Nė bazė tė vendimit tė Kryesisė sė Degės, nėndega e LDK-sė formohet nė territorin e dy apo mė shumė fshatrave, respektivisht lagjeve tė qytetit.
Organet e nėndegės sė LDK-sė janė Kuvendi dhe Kryesia.
Kuvendi i nėndegės zgjedh kryetarin, zėvendėsin dhe sekretarin e Kryesisė sė nėndegės nga radhėt e anėtarėve tė Kryesisė, si dhe delegatėt pėr Kuvendin e Degės.
Numri i delegatėve tė Kuvendit tė nėndegės caktohet varėsisht prej numrit tė anėtarėve tė LDK-sė nė nėndegė. Nė tė njėjtėn mėnyrė caktohet edhe numri i anėtarėve tė Kryesisė sė nėndegės, por jo mė shumė se njėmbėdhjetė.
Neni 42
Pėr punėn e vet Kuvendi i nėndegės paraqet raport dhe i pėrgjigjet Kuvendit tė Degės.
Kryesia e nėndegės, nė marrėveshje me Kryesinė e Degės, bėn harmonizimin e punės sė aktiveve, si dhe kujdeset pėr zbatimin e vendimeve tė organeve mė tė larta tė LDK-sė.
Neni 43
Aktivet e LDK-sė janė format themelore tė organizimit tė LDK-sė.
Aktivi mund tė organizohet edhe nė lokalitetet ku ekziston numri i vogėl i anėtarėve tė LDK-sė.
Nė aktivet, ku numri i anėtarėve tė LDK-sė ėshtė mbi 100, Kuvendi zgjedhet sipas procedurės mbi zgjedhjet e Kuvendit.
Nė aktivet, ku numri i anėtarėve tė LDK-sė ėshtė nėn 100, Kuvendin e aktivit e pėrbėjnė tė gjithė anėtarėt e LDK-sė tė atij aktivi.
Neni 44
Kryesia e aktivit, e cila pėrbėhet prej mė sė shumti nėntė anėtarėve, ka Kryetarin, zėvendėsin dhe sekretarin, i cili zgjedhet nga ana e Kuvendit tė Aktivit.
Organet e aktivit tė LDK-sė aktivitetin e vet e zhvillojnė nė bashkėrenditje me organet e nėndegės, pėrkatėsisht tė Degės sė LDK-sė dhe janė pėrgjegjėse para tyre.
Neni 45
Kuvendi i Degės, i Nėndegės dhe i Aktivit konvokohen dhe i aplikojnė nė mėnyrė identike dispozitat e kėtij Statuti, qė kanė tė bėjnė me punėn dhe me veprimtarinė e Kuvendit tė LDK-sė.
Neni 46
Zgjedhja e delegatėve pėr Kuvendin e nėndegės dhe pėr Kuvendin e degės bėhet nga radhėt e delegatėve, pėrkatėsisht anėtarėve tė Kuvendit tė aktivit, pėrkatėsisht tė nėndegės dhe nga anėtarėsia e gjerė e LDK-sė, tė cilėt e kanė vendbanimin e pėrhershėm nė territorin e aktivit, pėrkatėsisht tė nėndegės.
Kuvendi i degės sė LDK-sė zgjedh delegatėt pėr Kuvendin e LDK-sė nga pėrbėrja e vet, si dhe nga anėtarėsia e gjerė e territorit tė degės dhe jashtė saj.
Kuvendi i Degės sė LDK-sė nuk mund tė zgjedh pėr delegat nė Kuvendin e LDK-sė anėtarin e LDK-sė, i cili ka hyrė mė parė nė procesin zgjedhor nė ndonjė kuvend tė ndonjė dege tjetėr tė LDK-sė, pa marrė parasysh rezultatin e votimit pėr tė.
Neni 47
Me rastin e propozimit tė secilit kandidat pėr tu zgjedhur nė organet e LDK-sė ėshtė e nevojshme tė dihet deklarimi i tij paraprak pėr pranimin e kandidaturės.
Deklarimi pėr pranimin e kandidaturės bėhet me gojė ose me shkrim.
Nė rastet kur kandidati i propozuar nuk deklarohet pėr kandidaturėn, nėnkuptohet si pranim i saj nė heshtje.
