Statuti i Lidhjes Demokratike tė Kosovės
I. DISPOZITAT E PĖRGJITHSHME
Neni 1
Lidhja Demokratike e Kosovės (nė tekstin e mėtejm: LDK) ėshtė Parti Politike e qytetarėve tė lirė, e cila aktivitetin e vet politik e zhvillon nė bazė tė Programit, tė Statutit dhe tė dokumenteve tė tjera tė miratuara nė Kuvend.
Neni 2
LDK-ja vepron nė mėnyrė tė pavarur nė tėrė territorin e Kosovės.
LDK-ja organizohet dhe vepron edhe jashtė Kosovės, nė pėrputhshmėri me ligjet e shtetit pėrkatės.
Selia e LDK-sė ėshtė nė Prishtinė.
Neni 3
LDK-nė e pėrfaqėson Kryetari i LDK-sė.
Nė mungesė tė Kryetarit, LDK-nė e pėrfaqėsojnė nėnkryetarėt, sekretari i pėrgjithshėm, pėrkatėsisht anėtarėt e autorizuar tė Kryesisė.
LDK-nė mund ta pėrfaqėsojnė edhe anėtarėt e tjerė tė LDK-sė, nė bazė tė autorizimit tė Kryetarit, tė Kryesisė apo tė Kėshillit tė Pėrgjithshėm.
Neni 4
LDK-ja ka vulėn, akronimin, logon dhe flamurin e saj.
Formėn dhe pėrmbajtjen e vulės, akronimit, logos dhe flamurit tė LDK-sė e pėrcakton Kėshilli i Pėrgjithshėm me propozimin e Kryesisė.
Vulė kanė edhe degėt e LDK-sė, forma dhe pėrmbajtja e tė cilave, pėrpos selisė sė Degės, duhet tė jetė identike me vulėn e LDK-sė Qendrore.
Ruajtja dhe pėrdorimi i vulės rregullohet me vendim tė veēantė tė Kryesisė.
