Vet tema e projektit Ti luftojmė dukuritė negative te tė rinjtė shfaqi njė interesim jashtėzakonisht tė madh te tė rinjėt. Projekti ishte nė formė tė fushatės dhe pėrgjithėsisht ju kushtua vetėdijėsimit tė rinisė pėr pasojat qė shkatohen nga konsumimi i drogės, alkoolit dhe duhanit. Ai u organizua nėpėr shkollat e mesme tė Prishtinės. Kjo fushatė kishte pėr qėllim sensibilizimin dhe informimin e tė rinjve ndaj dukurive negative. Implementimi i projektit u parapa tė zhvillohej nė dy faza. Faza e parė ishin trajnimet (ligjėratat) nėpėr shkolla tė Mesme tė Prishtinės. Ato u zhvilluan nė formė tė bisedave tė hapura. Interesimi i nxėnėsve tė shkollave tė mesme tė Kryeqytetit ishte mjaft i madh.
Ligjėrues nė kėto trajnime ishin anėtarėt e Kryesisė sė degės sė VI-tė Visar Emini Magjistėr i Farmacisė dhe Fatos Mustafa absolvent i Fakultetit Juridik.
Trajnimet i filluam nė Shkollėn e Mesme Bujqėsore Abdyl Frashėri pėr tė vazhduar nė Shkollėn e Mesme Ekonomike Hoxhė Kadri Prishtina, Gjimnazin Xhevdet Doda, atė tė Mjekėsisė Dr. Ali Sokoli, Gjimnazin Gjuhėsor Eqrem Qabej Shkollėn e Mesme Elektroteknike Gjin Gazulli, pėr tė pėrfunduar nė gjimnazin Sami Frashėri. Nė kuadėr tė kėtyre trajnimeve paralelisht me zhvillimin e ligjėratave ne bėmė edhe shpėrndarjen e rekuizitave, fletushkave dhe posterėve me mbishkrimin Ti luftojmė dukuritė negative te tė rinjtė.
Faza e dytė e projektit ishte shėnimi i datave botėrore kundėr dukurive negative siē janė duhani, alkooli, droga etj.
Mė 31 maj 2007 ne shėnuam Ditėn Ndėrkombėtare Kundėr Duhanit pėrmes projektit Kthe njė pako cigare merr 1 kg. banane. Anėtarėt e degės tonė ishin tė pozicionuar nė qendėr tė kryeqytetit dhe ēdo qytetari kosumues i duhanit qė jepte njė pako me cigare si kompenzim ne u dhurnim atyre nga njė kg. banane.
Megjithėse kėtė datė e shėnuan edhe institucionet dhe organizatat tjera aktiviteti i degės IV u ndoq me njė interesim tė madh si nga mediat e shkruara dhe ato elektronike poashtu edhe nga njė numėr i madh i qytetarėve.
Gjithashtu me 26.06.2007 shėnuam Ditėn Ndėrkombėtare kundėr Drogės Nė shenjė sensibilizimi dhe informimi pėr tė rinjtė dega jonė organizoi njė mbrėmje argėtuese nė lokalin CUBE Club ku morrėn pjesė qindra tė rinjė po me kėtė datė ishte edhe mbyllja e projektit.
