Programi i Lidhjes Demokratike tė Kosovės
Lidhja Demokratike e Kosovės, si lėvizje demokratike kombėtare, mbėshtetet nė traditėn e pėrpjekjeve tė shqiptarėve pėr vetėqeverim dhe liri tė Kosovės. Menjėherė pas formimit tė saj nė dhjetor tė vitit 1989, nga njė grup intelektualėsh nė krye me dr. Ibrahim Rugovėn, mori nė gjiun e vet njerėz tė shtresave tė ndryshme qė mbėshtesin vlerat morale diturore e qytetėruese tė shqiptarėve tė ndėrgjegjshėm se liria dhe pavarėsia janė parakushte tė ekzistencės kolektive. Ajo u bė integruese dhe harmonizuese e energjive tė kombit, qė shpien nė njė bashkim mendor e shpirtėror, pėr tė mbrojtur tė drejtat e popullit shqiptar pa prekur tė drejtat e tė tjerėve.
Duke u bėrė artikuluese e vullnetit pėr pavarėsi tė Kosovės, LDK u bė promotorja e demokracisė dhe kundėrshtarja e madhe e totalitarizmit, duke bėrė njė pėrqėndrim politik e njė organizim tė gjithanshėm, ku konkurrenca e ideve ka vlerė e kuptim deri nė nivelin e marrėveshjes dhe atėherė merr formėn e veprimit tė pahamendje. Si forca mė e madhe bashkuese politike e shqiptarėve ajo iu priu veprimeve politike shtetformuese tė Kosovės.
Lidhja Demokratike e Kosovės, drejt qėllimit madhor historik - pavarėsisė sė Kosovės, kėrkoi harmonizimin e energjive tė brendshme tė shqiptarėve dhe ndihmėn e miqve tė jashtėm qė njohin tė drejtat e kombeve pėr vetėvendosje. Si artikuluese autentike e vullnetit politik tė shqiptarėve tė Kosovės, kjo lidhje kėtė vullnet e ngriti nė vullnet institucional: me organizimin e shpalljes sė Deklaratės Kushtetuese 1990, nxjerrjes sė Kushtetutės sė Kaēanikut 1990, organizimit tė Referendumit pėr Pavaėrsinė e Kosovės 1991 dhe Zgjedhjet parlamentare e presidenciale tė Republikės sė Kosovės 1992 e 1998. Nė tė dy zgjedhjet Lidhja Demokratike e Kosovės e ka fituar shumicėn absolute nė Parlamentin e Republikės sė Kosovės dhe dr.Ibrahim Rugova ėshtė zgjedhur kryetar i Kosovės.
Lidhja Demokratike e Kosovės e fitoi, gjithashtu, shumicėn e vendeve edhe nė zgjedhjet e vitit 2000 pėr pushtetin lokal dhe nė ato tė vitit 2001 pėr pushtetin qendror, respektivisht, tė organeve pėr vetėqeverisje tė pėrkohėshme, tė organizuara nga OSBE-ja.
Lidhja Demokratike e Kosovės vullnetin politik pėr pavasi tė institucionalizuar e bėri tė njohur nė botėn perėndimore, nė Evropė e nė Amerikė, nėpėrmjet pėrfaqėsuesve tė saj, nė mėnyrė tė veēantė tė kryetarit, dr.Ibrahim Rugova, duke bėrė thirrje pėr mirėkuptim dhe ndihmė dhe duke shpjeguar se zgjidhja politike e ēėshtjes sė Kosovės me pavarėsinė e saj ėshtė njė domosdo pėr zhvillimin e lirė tė qytetarėve tė saj dhe njė akt i qetėsisė politike tė rajonit.
Duke vėnė tolerancėn dhe dialogun pėrpara dhunės, LDK gati njė decenie bėri pėrpjekje qė ēėshtja e Kosovės tė zgjidhet me mjete politike e demokratike, duke kundėrshtuar politikėn agresive dhe shtypėse tė Beogradit. Ajo orgnaizoi njė rezistencė tė fuqishme tė gjithė popullsisė tė mbėshtetur nė marrėveshje, ndihmė, solidaritet dhe duke organizuar jetėn sociale dhe institucionale shqiptare kundruall pushtetit represiv tė Beogradit.
Nė vitet 1998 e 1999, kur shtypja serbe nė Kosovė mori pėrmasat e gjenocidit mbi shqiptarėt, pas njė rezistence politike disavjeēare tė LDK-sė dhe popullit tė Kosovės, kjo lėvizje pėrkrahu, ndihmoi dhe mori pjesė nė rezistencėn e armatosur kundėr agresionit tė Beogradit. Si kurorė e kėsaj rezistence tė organizuar tė shqiptarėve dhe si intervenim ushtarak i forcave ndėrkombėtare kundėr Serbisė, nė qershorin e vitit 1999, ushtria dhe paramilitarėt serbė kapituluan nė Kosovė, duke u tėrhequr prej saj dhe duke ia dhėnė shansin Kosovės qė tė vendosė pėr fatin e vet.
Lidhja Demokratike e Kosovės gjatė veprimit tė saj politik e kombėtar gjithmonė ka vlerėsuar qė pavarėsimi i Kosovės, si ēėshtje ekzistenciale pėr shqiptarėt, ėshtė ēėshtje e madhe politike edhe pėr rajonin dhe nuk mund tė zgjidhet pa ndihmėn ndėrkombėtare, nė rend tė parė tė SHBA-ve dhe Bashkimit Evropian. Tani qė kjo ndihmė ėshtė bėrė vepėr, LDK-ja bashkėpunon ngushtė me mbrojtėsit dhe administratorėt ndėrkombėtarė pėr ta rindėrtuar Kosovėn nė fazėn kalimtare drejt qėllimit pėrfundimtar tė lirisė, tė pavarėsisė dhe tė demokracisė sė saj.
Lidhja Demokratike e Kosovės kėtė Program e ka vėnė nė zbatim nė zgjedhjet pėr pushtetin lokal tė organizuara nė vitin 2000, si dhe nė ato nacionale pėr pushtetin qendror, respektivisht, pėr organet e vetėqeverisjės sė pėrkohshme nė Kosovė, tė orgnizuara nė vitin 2001.
Parimet e Programit
1.
Lidhja Demokratike e Kosovės ėshtė parti e qendrės, qė mbėshtetet nė kulturė e jo nė ideologji, qė ka instrument tė punės pėrgjegjėsinė e jo detyrimin. Nė gjirin e saj kultivohet dialogu dhe konkurrenca e ideve pėr vlerat deri nė nivelin e formimit tė qėndrimeve, qė bėhen tė patjetėrsueshme dhe tė obligueshme pėr veprim. Nė kėtė mėnyrė ruhet demokracia e brendshme e zhvillimit tė saj dhe njėsia e saj politike pėr qėllimet kryesore.
2.
Lidhja Demokratike e Kosovės ėshtė parti e traditės dhe bashkėkohėsisė. Ajo ruan e kultivon vlerat njerėzore vendėse tė bazuara nė humanitet, solidaritet, tolerancė e ndershmėri, qė do tė thotė se ėshtė organizatė e besnikėrisė. Poashtu, synon ringjalljen kombėtare dhe transformimin e vlerave shoqėrore, morale e politike nė rrafshin e bashkėkohėsisė, nė epokėn e komunikimit tė gjithanshėm tė vlerave.
3.
Lidhja Demokratike e Kosovės synon dhe punon pėr Kosovėn si shtet tė pavarur e demokratik, duke e njohur kėtė zgjidhje politike nė pajtim me vullnetin e qytetarėve tė Kosovės dhe si zgjidhje politike qė do ta stabilizojė rajonin e Evropėn juglindore e botėn shqiptare nė kėtė rajon. Ajo mendon se zgjidhja politike, ashtu edhe sistemi shoqėror, mund tė jenė tė pranueshėm vetėm nė bazė tė vullnetit politik tė shqiptarėve, i cili mund tė provohet edhe njėherė nė referendum nėn mbikėqyrjen ndėrkombėtare.
4.
Lidhja Demokratike e Kosovės ka synim ndėrtimin e njė shoqėrie pluraliste, nė tė cilėn do tė zhvillohet konkurrenca lojale e programeve, vlera e tė cilave provohet nėpėrmjet zgjedhjeve tė lira. Zgjedhjet e lira e demokratike nxjerrin pėrfaqėsues njerėzit qė marrin pėrgjegjėsitė pėr qeverisjen e Kosovės. Ēfarėdo kompromisi i bėrė pa zgjedhje nuk mund tė japė pėrfaqėsues tė qytetarėve tė Kosovės qė do ta udhėheqnin vendin kah zhvillimi dhe pėrparimi. Vetėm pėrfaqėsuesit autentikė e ngrisin shtetin ligjor me njė ndarje tė pushtetit nė pjesėn legjislative, ekzekutive dhe nė gjyqėsinė e pavarur.
5.
Lidhja Demokratike e Kosovės synon Kosovėn e pavarur e demokratike, e cila do ti njohė standardet ndėrkombėtare, ta shpjerė kah inkuadrimi nė NATO, nė Bashkimin Evropian dhe nė organizimet e tjera ndėrkombėtare, duke krijuar marrėdhėnie tė hapura me fqinjėt pėr interesin e pėrbashkėt.
6.
Lidhja Demokratike e Kosovės bashkėpunon me tė gjitha partitė qė synojnė pavarėsinė e Kosovės nė botėn shqiptare, si dhe me tė gjitha partitė demokratike nė Evropė e nė Amerikė qė njohin tė drejtėn e popujve pėr vetėvendosje. Bashkėpunon me faktorėt politikė dhe ushtarakė ndėrkombėtarė nė Kosovė gjatė kohės sė tranzicionit dhe punon pėr rindėrtimin politik, ekonomik, social e kulturor tė Kosovės tė shkatėrruar nga lufta.
7.
Lidhja Demokratike e Kosovės, me njė anėtarėsi tė shtresave dhe tė moshave tė ndryshme, e ka njė shtrirje organizative nė gjithė territorin e Kosovės dhe nė diasporėn shqiptare nė Evropė e nė Amerikė. Nė strukturėn e saj ka Forumin e Gruas, qė organizon femrat dhe merret me afirmimin e tyre nė shoqėri. Brenda strukturės sė saj ka edhe forumin e Rinisė, qė merret me interesat e brezit i cili hyn nė jetėn shoqėrore e politike tė vendit, si brez i sė tashmes dhe i sė ardhmes. Tė dyja kėto forume i kanė programet e veta tė veprimit nė kuadrin e Lidhjes Demokratike tė Kosovės.
8.
Lidhja Demokratike e Kosovės respekton dhe mbron parimet demokratike, pėrkrah dhe mbron tė drejtave tė njeriut, angazhohet pėr respektim, tolerancė dhe mirėkuptim ndaj tė gjithėve, pa marrė parasysh pėrkatėsinė e tyre etnike, duke ditur qė nuk mund tė ketė shoqėri tė lirė nė Kosovė pa garantimin e lirisė sė individit. Individi duhet tė ketė lirinė e mendimit, tė shprehjes e tė veprimit pėr tė realizuar interesat, synimet e vlerat e veta, tė cilat mė nė fund janė vlera tė gjithė shoqėrisė.
9.
Lidhja Demokratike e Kosovės angazhohet pėr zhvillimin e ekonomisė sė tregut dhe tė inisiativės sė lirė, duke pasur kujdes pėr shfrytėzimin e arsyeshėm tė pasurive e tė burimeve natyrore tė vendit; pėr qarkullim tė lirė tė mallit e tė kapitalit nė vendet e zhvilluara. Nė tė njėjtėn kohė kėrkon tė vėrė nė jetė njė politikė sociale qė pėrkujdeset pėr burimet jetėsore tė tė gjitha shtresave tė shoqėrisė.
10.
Lidhja Demokratike e Kosovės kėrkon arsimimin kombėtar nė gjuhėn amtare nė tė gjitha nivelet e shkollimit. Pėrkrahė programet qė japin dije pėr autenticitetin dhe identitetin kombėtar, si dhe programet qė japin dije bashkėkohore nga tė gjitha fushat. Angazhohet pėr kultivimin e veprimeve krijuese nė tė gjitha fushat, duke synuar njė kulturė autentike e cila e krijon dhe e forcon identitetin e kulturės shqipe nė gjirin e familjes sė kulturave tė tjera. Angazhohet pėr ndihmesė tė veēantė tė institucioneve dhe tė programeve krijuese me rėndėsi tė veēantė kombėtare.
11.
Lidhja Demokratike e Kosovės angzahohet qė tė gjithė qytetarėt e Kosovės tė kenė sigurim tė plotė mjekėsor.
12.
Lidhja Demokratike e Kosovės synon mbrojtjen dhe rregullimin e ambientit, i cili nė gjendjen e tashme ėshtė bėrė i rrezikshėm pėr jetėn e njeriut.
