Lidhja Demokratike e Kosovės  Dega IV Prishtinė

 

Procesverbal  nga mbledhja e kryesisė sė Forumit te Rinise se Lidhjes Demokratike tė Kosovės, mbajtur mė 19.10.2007

 

  Rendi i ditės:

             1. Aktualiteti Politik

             2.  Zgjedhjet

 

Takimi i FR LDK-sė me Presidentin z. Sejdiu

           

1. Aktualiteti politik

 

Presidenti Sejdiu: Fillimisht Presidenti njoftoi pėr gjendjen aktuale politike ne vend ku theksoi se ka disa teza qe dalin se do te shtyhet statusi i Kosovės pėr shkak te zgjedhjeve mirėpo siē jemi marruar vesh me herėt se nėse zgjedhjet pengojnė procesin e statusit atėherė zgjedhjeve do tu themi stop sepse procesi i statusit ėshtė me i rėndėsishėm sesa zgjedhjet. LDK-ja nuk iu frikohet zgjedhjeve e kemi thėne edhe me herėt. Procesi i statusit tani ne ketė kohe do te intensifikohet me shume ku procesi i bisedimeve do te pėrfundoje me 10 dhjetor dhe nuk do te ketė me bisedime shtese. Ne kemi paraqit qėndrimin tone ne ato bisedime dhe me te njėjtat qėndrime do te vazhdojmė siē e dini ato qe i kem pėrmendur disa herė. Kemi mbėshtetje te procesit nga miqtė tani siē janė SHBA-te dhe BE-ja ndėrsa Rusia paraqet disa pengesa mirėpo nėse nuk ndryshon qėndrim ka alternativa pėr te pėrmbyllur procesin. Ne do ta kryejmė pjesėn tone ne bashkėpunim me miqtė tanė dhe presim qė dy minuta pas shpalljes te njohėt Ndėrkombėtarisht pavarėsia e Kosovės.

 

  

2. Zgjedhjet

 

Presidenti Sejdiu: Sa i pėrket zgjedhjeve Presidenti njoftoi se pėrgatitjet teknike veē janė ne pėrfundim, listat janė bere ne mėnyrėn me demokratike te mundshme, kemi njė pėrfaqėsim te kėnaqshėm te rinise neper lista dhe theksoi se jeni duke bere pune te mire. Do te organizohet njė fushate e cila nuk mund te behet pa ju ku do te punojmė se bashku dhe pretendojmė qe ti fitojmė zgjedhjet vet. Strategjia pėr zgjedhje veē ėshtė pėrfunduar dhe se shpejti do te behet publike ku ne te ka elemente shume te rėndėsishme te cilat nuk mund ti ketė askush e sidomos ne aspektin e funksionimit te shtetit. Sa i pėrket zėrave qe dalin se kemi bere ndonjė marrėveshje pėr qeverisje pas zgjedhjeve ajo  nuk qėndron siē e ceka me pare ne pretendojmė ti fitojmė vet zgjedhjet mirėpo nėse rezultati na kushtėzon ndonjė koalicion atėherė ne do ti zgjedhim ata qe mendojmė. Ne do te organizojmė njė fushate te mire dhe ne baze te konditave te pėrcaktuara me rregulloret e nxjerra pėr ketė gjė. Ne gjate fushatės do ta pėrdorim figurėn e Presidentit Rugove sepse ai si themelues dhe njė personalitet i cili me udhėheqjen dhe punėn e tij ne LDK ka quar Kosovėn ne kėto procese qe gjendemi tani.

 

Sytrime Dervisholli: Kryetarja e FRLDK-se pėrshėndeti Presidentin Sejdiu pėr pjesėmarrjen ne takimin e FR-se, punėn qe ai po e bėn ne krye te institucioneve dhe siguroi Presidentin se FR do te punoje edhe me tej pėr ti vu proceset e Kosovės ne vendin  e vet. Ne po ashtu do te punojmė me zell gjate kėtyre ditėve qe te ketė njė fushate fer ku mendojmė se rinia Kosovare e cila ne pėrqindje ėshtė e madhe edhe me tej po i bashkohet procesit me Forumin e Rinise te LDK-se e cila do te rezultojė me njė rezultat mjaft te mire pėr LDK-ne me 17 nėntor. Tani ne ketė kohe ne kemi disa projekte ku me 23.10.2007 do te ketė njė debat me temėn "Zgjidhja e statusit dhe investimet e huaja" i cili do te mbahet ne Hotel Grand Prishtina prej orės 12:00. Ligjėrues ne atė debat do te jetė Prof. Dr. Isa Mustafa, Prof. DR. Myrvete Badivuku-Pantina dhe Ministri i Ekonomisė dhe Financave Haki Shatri. Me 25.10.2007 do te mbahet njė koncert madhėshtore prej orės 19:00 ne sallėn 1 Tetori  ne Prishtinė me elitė te estradės Kosovare ku ftojmė te gjithė te rinjtė qe te marrin pjese dhe te argėtohen. Kėto janė disa nga projektet ton atė cilat do te realizohen ne ditėt ne vijim.