Lidhja Demokratike e Kosovės  Dega IV Prishtinė

Vendimi pėr pavarėsinė - nė kohėn e duhur, thotė kryeparlamentari Berisha

 

Prishtinė, 7 korrik 2007 - Kryeparlamentari Kolė Berisha, i siguroi sot qytetarėt e Kosovės se institucionet vendore, nė kohėn mė tė pėrshtatshme dhe nė momentin e duhur, bashkėrisht edhe me miqtė ndėrkombėtarė, do tė kryejnė detyrėn dhe obligimin qė kanė ndaj popullit, duke e bėrė pavarėsinė e Kosovės. Kėto komente, Berisha i bėri sot nė Kuvendin VII zgjedhor tė Forumit tė Rinisė tė LDK-sė.

Nė praninė e shumė pėrfaqėsuesve tė rinisė nga LDK-ja Reformiste Ora, Partive nga Maqedonia si BDI-ja dhe PDSh-ja kuvendi i Forumit tė Rinisė tė LDK-sė, i zhvilloi punimet pėr drejtuesit e rinj tė forumit. Me kėtė rast, rinisė partiake iu drejtua kryetari i kuvendit tė Kosovės Kolė Berisha. Berisha premtoi pėr angazhim tė mėtutjeshėm nė procesin pėr pavarėsinė e Kosovės.
“Duke iu falėnderuar presidentit tonė, dhe miqve tonė, ne do ta fitojmė edhe kėtė luftė por tani jo me pushke por me dije, me politikė dhe diplomaci ne mėnyrė qė t’i kthejmė Kosovės imazhin qė kishte dikur para botės”, tha Berisha.
Ndėrkaq nėnkryetari i LDK-sė, Eqrem Kryeziu, me dozė humori u tha delegatėve tė rinj se rinia do tė jetė bartėse e proceseve dhe ndryshimeve historike.“Secili nga ju duhet tė ketė ėndrrėn e tij dhe po ashtu si forum duhet tė keni ėndrrėn tuaj, tė ndėrtuar me punė sepse vetėm kėshtu do tė mund t’i ndihmojmė LDK-sė dhe Kosovės”, tha ai.
Kuvendi i Forumit tė Rinisė sė LDK-sė, nė vazhdim tė punimeve tė saj me shumicė dėrmuese votash aprovoi Rregulloren Organizative tė forumit, Raportin e Punės nė mes dy kuvendeve si dhe me aklamacion pėr kryetare nė mandatin dyvjeēar zgjodhi zonjushėn Sytrime Dėrvisholi dhe Kėshillin e Pėrgjithshėm tė forumit prej 73 + 2 anėtarėve.