Palestra
e sporteve "1 Tetori" ishte e vogėl pėr t'i zėnė tė gjithė simpatizantėt e
LDK sė tė cilėt kishin ardhur pėr ta hapur zyrtarisht fitoren e kėsaj
partie, e cila pėr herė tė parė hyn nė kėtė garė zgjedhore pa themeluesin
dhe arkitektin e pavarėsisė sė Kosovės, Presidentin historik tė Kosovės,
Dr. Ibrahim Rugova. Simpatizantė tė shumtė mbanin nė dorė tre lloj famujsh:
atė kombėtar, tė Dardanisė dhe tė LDK-sė, tė cilėt u uronin mirėseardhje
pjesėmarrėsve. Tė pranishmit thanė se "do tė nisemi sot nga kjo sallė si
shumė herė tė tjera pėr njė fitore tė re". "LDK e Ibrahim Rugovės qė nga
themelimi di vetėm pėr fitoren. Puna, respekti dhe pėrgjegjėsia gjithmonė
na janė shpėrblyer me besimin e qytetarėve tė Kosovės. Edhe tash do tė
jetė kėshtu. Fitore do tė jetė emri ynė", thanė ata. Presidenti i Kosovės,
Fatmir Sejdiu, tha nė kėtė tubim madhėshtor tė LDK-sė tha se ėshtė nder i
veēantė qė gjendet bashkė me pjesėmarrėsit e shumtė nė "kėtė moment tė
rėndėsishėm tė ecjes sonė tė suksesshme qė ka tė bėjė me pėrmbylljen e njė
pune tė madhe dhe tė jashtėzakonshme qė ka bėrė LDK dhe Kosova nėn
udhėheqjen e liderit tė saj shpirtėror, Presidentit historik tė saj, Dr.
Ibrahim Rugova". "Ėshtė kjo fushatė pa prezencėn e parė fizike tė tij, por
me trashėgiminė e tij tė fuqishme. Ėshtė kjo fushatė me emrin e tij, me
personalitetin qė i dha aq shumė Kosovės, me njeriun dhe arkitektin e
shtetit sovran dhe modern tė Kosovės, me njeriun e tolerancės, dijes dhe
me njeriun e kėrkimit tė dijes dhe kėrkimit tė kulturės politike dhe tė
mendimit politik, me njeriun qė lidh Kosovėn me botėn dhe me njeriun qė na
solli nė kėtė fazė ku jemi tani", tha Presidenti Sejdiu, derisa shumė herė
ndėrpritej nga brohoritjet, "Rugova, Rugova - Fatmir Sejdiu, Fatmir Sejdiu
- LDK, LDK".
Presidenti
nė vijim tė fjalimit tė tij tha se edhe nė kėto momente tė rėndėsishme qė
jeton Kosova, janė momente tė konkurrencės dinjitoze, tolerancės,
respektimit tė vlerave, dinjitetit dhe botės sė lirė qytetare dhe ata tė
vendosin t'i zgjedhin mė tė mirėt dhe besoj se do tė dinė. "Ėshtė me
rėndėsi tė veēantė qė nė kėto momente qė po jeton Kosova tė bėjmė punėn mė
tė madhe tė mundshme, duke shkrirė gjithė dijen tonė, energjinė qė tė
kapėrcejmė edhe kėto ditė punė tė pėrfundimit tė statusit tė saj politik
tė mbėshtetjes ndėrkombėtare tė Kosovės dhe njohjes sė saj ndėrkombėtare
dhe siē e thoshte Presidenti Rugova tė pavarėsisė sė popullit tė saj",
vlerėsoi Presidenti Sejdiu. Ai tha se nė kėtė periudhė pėrmbyllėse, me
punėn tonė tė madhe dhe me ndihmėn e madhe tė aleatėve tanė, po hyjmė me
projektin qė Kosova denjėsisht ta prezantojė me vlera tė reja dhe qė
Kosova tė ecė me projektet e reja qė do tė jenė realizimet e interesave tė
qytetarėve, siē janė integrimet euroatlantike, mbėshtetja e saj e fuqishme
nga ata qė kanė qenė dhe qė i ka lidhė Presidenti Rugova. "Ėshtė me
rėndėsi se kemi detyra tė shumta para nesh. Kemi ato qė i kujtojmė nga
vizioni politik i Presidentit Rugova pėr tė ndėrtuar dhe pėr ta kthyer
identitetin e Evropės edhe nė rrugėt e vjetra tė antikės, lashtėsisė ilire,
nė rrugėn e Rugovės qė do tė pėrfundojė edhe andej edhe kėndej kufirit me
Shqipėrinė", tha Sejdiu. Presidenti Sejdiu tha se "e rėndėsishme ėshtė nė
kėtė epokė tė hyjmė se bashku duke bėrė reforma tė atilla qė japin
pėrgjigje nė dinamikėn e zhvillimeve, reforma qė bėjnė kthesėn e veēantė
nė qeverisjen edhe mė tė mirė" dhe se vendi ynė ka potencial pėr tė barė
kėtė. "Ėshtė shumė e veēantė nė projektet qė kemi qė te ecet nė njė
reformė tė mirėfilltė, nė dinjitetin e plotė tė shėndetėsisė dhe arsimit
dhe nė gjetjen e njė reforme tė veēantė tė ristrukturimit tė tyre, pa e
lėnė anash funksionimin e sistemeve tė tjera mbi bazė tė pushteteve tė
ndara dhe qeverisjes sė mirė dhe mbi bazė tė shtetit ligjor", tha nė fund
tė fjalės sė tij Presidenti Sejdiu, i pėrcjellė me duartrokitje tė gjata
frenetike.
Duke marrė fjalėn, nėnkryetari i parė i Lidhjes Demokratike tė Kosovės,
Eqrem Kryeziu, pėrkujtoi nė fillim se Presidenti Sejdiu ka qenė njėri ndėr
bashkėpunėtorėt mė tė dobishėm tė Presidentit Rugova, duke falėnderuar
simpatizantėt e LDK-sė pėr pjesėmarrje nė kėtė "spektakėl". "Ėshtė e
vėrtetė se ne qė kemi mbetur gjallė, kemi pėrjetuar shumė peripeci. Mirėpo
ēfarėdo qė kemi pėrjetuar ėshtė vėshtirė qė tė gjejmė fjalėt e
pėrshtatshme nė kėtė atmosferė tė ngrohtėsisė, shpresės dhe tė besimit. Ky
ėshtė njė spektakėl qė do tė merret si lajm i mirė, lajm i gėzuar pėr
Kosovėn edhe mė tutje se sot LDK-ja e vė veten nė dispozicion pėr tė
drejtuar institucionet e Kosovės tė cilat do ta kenė bekimin e popullit tė
Kosovės", tha nėnkryetari Kryeziu. Ai tha se janė bėrė aplikacionet dhe
formalizmat e tjera, por sipas tij, kjo ėshtė dėshmia pėr gjithė njerėzit,
madje edhe pėr ata qė nuk janė nė LDK, sepse e dinė qė LDK-ja ėshtė rruga
e cila shpie nė numrin 89. Nėnkryetari i LDK-sė vuri nė dukje se problemin
mė tė madh LDK-ja e ka pasur nė pėrzgjedhjen e sloganit, pėr tė cilin ka
pasur mendime tė ndryshme. "LDK-ja ėshtė e vėrteta dhe ėshtė fakt se ajo
ėshtė e vėrteta, unikja, kush e donė Kosovėn e donė edhe LDK-nė, LDK-ja
ėshtė dashuria dhe shpresa jonė, LDK-ja dhe mundėsia e zhvillimit tė
Kosovės", tha Kryeziu. Duke shpalosur disa nga pikat kryesore tė Programit
tė LDK-sė pėr zgjedhjet e nėntorit, Eqrem Kryeziu tha se ky program
bazohet nė programin tė cilin pėr sė gjalli e bėri ish Presidenti Rugova.
"Nė kėtė program janė disa pika kyēe si ekonomia, arsimi, shėndetėsia dhe
ėshtė fondi i domosdoshėm qė ėshtė pavarėsia do ta trasojmė rrugėn e
Presidentit Ibrahim Rugova, duke e parė kujdesin e SHBA-ve ne duhet tė
jemi mirėnjohės dhe kėtu nė kėtė platformė janė edhe pikat e qeverisė sė
ardhshme qė do tė qeveriset nga LDK-ja. Platforma mban edhe pikat kyēe tė
shoqėrisė kosovare nė tė cilat kemi vėrejtur mangėsi dhe ne premtojmė se
do ti pėrmirėsojmė", vlerėsoi nė fjalėn e tij, nėnkryetari i parė i
LDK-sė, Eqrem Kryeziu. Nė vazhdim, u bė edhe prezantimi i kandidatėve pėr
deputetė nė Kuvendin e Kosovės dhe u shfaq njė program artistik.
