Dr. Mustafa: Do tė angazhohem pėr ndalimin e degradimit urban tė Prishtinės
Prishtinė, 26 Tetor 2007 - Nė kuadėr tė fillimit tė fushatės sė tij elektorale pėr kryetar tė kryeqytetit tė Kosovės, Prof. Dr. Isa Mustafa mbajti konferencė shtypi, ku para gazetarėve, shpjegoi vizionin e tij pėr tė ardhmen e kryeqytetit.
Kandidati i Lidhjes Demokratike tė Kosovės (LDK), pėr kryetar tė Prishtinės, Dr. Isa Mustafa, tha sot se prioritetet e tij afatshkurtra nė krye tė Komunės sė Prishtinės do tė jenė ndalja e degradimit urban tė qytetit, hapja e rrugėve unazore, zhvillimi i rrjetit tė brendshėm tė rrugėve dhe normalizimi i komunikacionit, zbatimi i planeve rregulluese, lehtėsimi i kushteve dhe procedurave tė dhėnies sė lejeve tė ndėrtimit dhe pėrmirėsimi i nivelit tė cilėsisė dhe shėrbimeve tė qytetarėve. Dr. Isa Mustafa gjatė njė konference me gazetarė, ku zyrtarisht hapi edhe fushatėn zgjedhore pėr kryetar tė Prishtinės me moton: "Njė identitet tė ri pėr kryeqytetin tonė", tha se prioritet afatgjate tė tij pėr Prishtinėn janė: Kombinimi i zhvillimit ekonomik dhe urban tė komunės, zhvillimi harmonik ekonomik dhe hapėsinor, regjenerimi i ambientit, rritja e hapėsirave publike, sidomos sipėrfaqeve tė gjelbėruara, objekteve rekreative dhe objekteve tjera pėr rini, fėmijė dhe tė moshuar, zgjidhja afatgjate e problemit tė ujit pėr Prishtinėn me rrethinėn, si dhe ndėrtimi i Prishtinės sė re. Mustafa tha se kryeqyteti i Kosovės me njė zhvillimin ekonomik, me urbanizėm bashkėkohor dhe shėrbime efikase cilėsore, qendėr e jetės sė begatshme kulturore, arsimore e sportive, i integruar nė zhvillimet rajonale e ndėrkombėtare, me shėrbime tė fuqishme intelektuale e financiare, do tė jetė njė shtėpi e rehatshme dhe cilėsore pėr qytetarėt. Dr. Mustafa tha se me fitimin e besimit tė elektoratit pėr ta drejtuar kryeqendrėn e Kosovės, Prishtina do ta fitoj njė identitet tė ri urbanistik. Pėrpos ndėrtimit tė unazės sė qytetit, Mustafa tha se angazhohet edhe pėr ndėrtimin e garazheve publike me koncesion, tė cilat do t'u mundėsojnė qytetarėve qarkullim mė tė lirė nėpėr rrugė. Ai ka vlerėsuar si tė fortė garėn e kandidatėve pėr Komunėn e Prishtinės, mirėpo, ai ėshtė shprehur i bindur se do ta fitoj kėtė garė. Duke u pėrgjigjur nė interesimin e gazetarėve se si ai si kryetar i ardhshėm i Prishtinės do ta pėrmirėsoj administratėn e Komunės sė Prishtinės, pėr tė cilėt qytetarėt kanė vėrejtje tė shumta, Mustafa tha se do ta pėrmirėsoj sportelin pėr qytetarė, nė tė cilin qytetarėt do tė mund t?i kryejnė tė gjitha shėrbimet. Ai tha se angazhohet edhe pėr caktimin e njė orari rrėshqitės, ku tė gjithė nėpunėsit e Komunės nuk do tė jenė tė detyruar qė me njė kohė tė caktuar t'ia fillojnė orarit tė punės, por disa nėpunės to t'ia fillojnė punės mė herėt, e disa mė vonė, nė mėnyrė qė qytetarėt edhe pas orės 5 pasdite ti kryejnė shėrbimet e nevojshme nė Komunė. Kėto premtime, sipas z. Mustafa, janė tė realizueshme e jo vetėm fjalė. "Pas dy vjetėve do tė jap pėrgjegjėsi para qytetarėve, nėse nuk do t'i realizoj tė gjitha kėto premtime", tha Mustafa.

